Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 14.04.2021, në orën 11:30, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.
Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:
RENDI I DITËS
i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor
datë 14.04.2021
1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), për periudhën e vlerësimit 2013 – 2016, i gjyqtares Klodiana Veizi”.
2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për vlerësimin etik dhe profesional, të gjyqtares Klodiana Veizi, për vitin 2019”.
3. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën Administrative të Shkallës së Parë Vlorë”.
4. Shqyrtimi i projektvendimit “Për hapjen e procedurës së transferimit të përkohshëm me pëlqim në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Kukës”.
5. Shqyrtimi i projektvendimit “Për dhënie leje të papaguar gjyqtares Gentiana Muçaj”.
6. Shqyrtimi i projektvendimit “Për lehtësim të ngarkesës së gjyqtares së Kolegjit Zgjedhor Fjyqësor, znj. Manjola Xhaxho”.
7. Shqyrtimi i projektvendimit “Për mbarimin e statusit të magjistratit për gjyqtarin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor {…} {…}”. (shtyrë nga mbledhja e datës 29.03.2021.
8. Shqyrtimi i projektvendimit “Për verifikimin e plotësimit nga kandidati z. Engert Pëllumbi, të katër kritereve të kandidimit për ngritjen në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 30, datë 25.01.2021, të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe vijimin e procedurës së verifikimit për kriteret e tjera ligjore të kandidimit dhe fillimin e procedurës së vlerësimit etik dhe profesional”.
9. Shqyrtimi i projektvendimit “Për fillimin e procedurës së vlerësimin etik dhe profesional, me qëllim përcaktimin e nivelit të vlerësimit (gradimit), të gjyqtarëve që kanë kaluar me sukses procesin e rivlerësimit”.
10. Shqyrtimi i projektvendimit “Për renditjen e kandidatëve në procedurën e ngritjes në detyrë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për pozicionin e lirë të shpallur me vendimin nr. 93, datë 26.02.2020, të Këshillit të Lartë Gjyqësor”.
11. Shqyrtimi i projektvendimeve të përgatitura nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës:
1.1 Për caktimin e gjyqtarit të skemës së delegimit z. Erjon Çela në përbërje të trupit gjykues për të gjykuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar;
2.1 Për caktimin e gjyqtarëve për gjykimin e çështjeve gjyqësore të veçanta në gjykata të tjera, të ndryshme nga ajo ku ushtrojnë funksionet në mënyrë të përhershme.
12. Miratimi i procesverbaleve të datave: 01.03.2021, 02.03.2021, 03.03.2021, 04.03.2021, 05.03.2021, 09.03.2021, 11.03.2021, 12.03.2021, 17.03.2021.





















