“Statusi i minatorit ka 30 vjet që endet nëpër sirtarë”, Miranda Rira: Statusin e minatorit do ta bëjë realitet LSI

346
Sigal

Kandidatja për deputete e LSI në Qarkun e Elbasanit, Miranda Rira  me anë të një postimi të shpërndarë në rrjetet sociale ditën e sotme, ka reaguar pas një gënjeshtre tjetër të thënë nga Taulant Balla, i cili thotë se “Rilindja” e ka miratuar statusin e minatorit, gjë që është e pavërtetë pasi statusi i minatorit nuk është miratuar ende.

“Statusin e minatorit do ta bëjë realitet LSI dhe dikush si unë, që është vajzë minatori. Sepse unë i di vuajtjet dhe sakrificat e tyre, unë e di sakrificen 30 vjeçare të babait tim të ndjerë. Ndërsa ti Taulant, vjen vetëm për të mashtruar dhe për të marrë votat, sidomos kësaj grupmoshe që keni 30 vjet që i përdorni.”,- shprehet Rira në postimin e saj.

 

Reagimi i saj i plotë:

Sot qytetarë të Prrenjasit, mësues që kishin braktisur mësimin dhe nxënësit e që kishin ardhur aty me detyrim, u përballën me një gënjeshtër tjetër të Taulantit. “Ne e kemi miratuar statusin e minatorit”-tha.

Po si ore gënjeni kaq hapur?!

Statusi i minatorit ka 30 vjet që endet nëpër sirtarë, nga 2700 minatorë që kishte Prrenjasi, tani kanë vdekur të gjithë dhe kanë mbetur rreth 300 minatorë dhe akoma nuk iu është dhënë statusi i tyre. Taulant, të kujtoj që në vitin 2017, ishte LSI dhe deputeti Përparim Spahiu që solli në Kuvendin e Shqipërisë, nismën ligjore për statusin e minatorit por ama u rrëzua me votat e PS, e cila kishte një marrëveshje me sindikatat në vitin 2009.

A e kuptoni o prrenjsakët e mi, Rama e do mandatin e tretë per të miratuar statusin e minatorit se nuk e bëri dot në 30 vite, dhe Taulanti kërkon mandat të 5-të, sepse nuk i dolën 4 mandate si deputet i Prrenjasit për ta votuar këtë nismë ligjore!!

Vetëm një njeri si Taulanti mund të gënjejë publikisht dhe të tallet me këtë target grup të nëpërkëmbur!

Statusin e minatorit do ta bëjë realitet LSI dhe dikush si unë, që është vajzë minatori. Sepse unë i di vuajtjet dhe sakrificat e tyre, unë e di sakrificen 30 vjeçare të babait tim të ndjerë. Ndërsa ti Taulant, vjen vetëm për të mashtruar dhe për të marrë votat, sidomos kësaj grupmoshe që keni 30 vjet që i përdorni.

Mos u merr shumë me mua Taulant kur vjen në Prrenjas, se je kokë e këmbë, zhytur në afera korruptive. Kësaj radhe Prrenjasi dhe Elbasani, do të të lënë jashtë parlamentit të ri, të dalë nga zgjedhjet e 25 Prillit.