Ku do të shkoni me pushime këtë verë? Ju zgjidhni destinacionin, për gjithçka tjetër mendon SIGAL

164
Sigal

Ku do të shkojmë me pushime? Kjo është tema e çdo bisede teksa afrojnë ditët e nxehta të verës.

Rritja e çmimeve ka ndikuar dhe në turizëm, por pavarësisht kësaj, qytetarët shqiptarë i qëndrojnë besnikë Turqisë.

“Preferohet shumë Turqia, sepse ajo që duan shqiptarët është, pushime komode, ekonomike dhe të garantuara. Në qershor një familje mund të kalojë pushimet 500 euro personi, 2 fëmijët falas, paguajnë vetëm udhëtimin”, shprehet për EuroNews Aurela Baholli, operator turistik.

Por kujdes! Kur planifikoni të udhëtoni, sidomos jashtë Shqipërisë, sigurohuni më parë të keni sigurimin e duhur shëndetësor me vete.

ÇFARË MBULON “SIGURIMI SHËNDETI NË UDHËTIM” NGA SIGAL UNIQA?

Përballja me një problem shëndetësor të papritur shkakton shqetësim dhe panik, sidomos kur jemi larg shtëpisë. Pa harruar këtu edhe shpenzimet mjekësore që shpesh, në shtete të caktuara, janë shumë të kushtueshme.

Në disa raste të siguruarit kanë kaluar një situatë të paparashikuar me shëndetin e tyre jashtë vendit dhe u është dashur të paguajnë shuma marramendëse për t’u rikuperuar.

Për këtë arsye, SIGAL UNIQA sjell produktin “Sigurimi i Shëndetit në Udhëtim”, i cili ju mbron financiarisht për çdo emergjencë mjekësore jashtë vendit.

Konkretisht, ky siguracion mbulon:

– Shpenzimet për emergjenca mjekësore në rast sëmundje apo aksidenti jashtë Shqipërisë

– Anullim Udhëtimi

– Evakuim mjekësor dhe riatdhesim

– Si dhe Emergjencat dentare

Kur nisesh me pushime dhe mbi të gjitha kur çdo gjë e ka të paguar paraprakisht mendon vetëm të kalosh bukur. Por surprizat nuk mungojnë asnjëherë.

Një shembull konkret është ai i 13-vjeçarit H.L, i cili pësoi një dëmtim teksa pushonte në një resort në Antalya të Turqisë.

Ai u transportua në një prej spitaleve më të mirë të zonës, “Özel Akdeniz Hastanesi Manavgat”. Mirëpo falë Sigurimit “Shëndet në Udhëtim” nga SIGAL UNIQA me vlerë vetëm 4 euro ai mbuloi kostot spitalore deri në 5500 euro.

“Ishim për pushime verore me familjen në një prej resorteve më të mira të Antalyas. Por teksa ishte duke luajtur djali im 13-vjeçar pësoi një aksident.

Na u desh ta çonim menjëherë në spital për shkak të një frakture në kyçin e dorës dhe mjekët e futën direkt në sallën e operacionit.

Si spital privat që ishte kostot ishin me të vërtetë të larta. Por falë sigurimit në udhëtim nga SIGAL UNIQA arriti të kurohej në një kohë rekord”, rrëfen nëna e 13-vjeçarit.