Gjirokastër/ Vrau kushëririn për 500 mijë lekë, RENEA prangos Endrik Llukën

613
Sigal

Mëngjesin e sotëm, efektivët e RENEA-s kanë arrestuar në banesën e tij Endrik Llukën në Shtepez, pasi akuzohet për vrasjen e kushëririt të tij, Dorian Llukës dhe plagosjen e të vëllait për një borxh prej 500 mijë lekësh.

Në banesë iu gjet dhe arma e dyshuar e krimit. Fillimisht RENEA ka rrethuar zonën, ndërsa i dyshuari është kapur në befasi brenda banesës së tij.

Enrik Llukës i janë gjetur në banesë një snajper prodhim rus si dhe disa municione.

(Vendi i krimit)

Enrik Lluka dyshohet se është autor i një krimi të ndodhur në mars të 2016 në kthesën e fshatit Andon Poçi në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë në afërsi të fshatit Shtëpëz, ku i vrarë mbeti Dorian Lluka, 29-vjeç dhe u plagos Birbil Lluka, 31 vjeç, banues në Gjirokastër të afërm të të arrestuarit.

(Viktima Dorian Lluka)

Ngjarja e 23 mars 2016, kushërinjtë që u vranë për ‘borxhin’ e pashlyer
Më 23 mars të 2016-ës, në kthesën e fshatit “Andon Poçi”, u vra me armë zjarri Dorian Lluka, 29 vjeç dhe ngeli i plagosur i vëllai i tij Birbil Lluka.

Autori i ngjarjes ishte Enrik Lluka. Sherri mes kushërinjve erdhi pasi viktima i kërkonte autorit një sasi parash që pretendonte se ai ia kishte borxh.

Pas debateve verbale, konflikti ka degraduar në sherr fizik. Pasi Lluka dhe i vëllai i kërkuan paratë, autori u zu me ta.

Më pas ai shkoi në banesë dhe iu zuri rrugën të rinjve, ku vrau edhe Dorjan Llukën.

Që nga dita e atentatit, Enrik Lluka është ende i shpallur në kërkim, dhe nuk është arrestuar nga policia.