KQZ kthen listat e kandidatëve për partinë e Topallit dhe Murrizit

282
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve në seancën e sotme publike pas shqyrtimit të projektvendimeve vendosi kthimin për korrigjim të dokumentacionit të listave shumemërore të kandidatëve për të deputet të depozituar nga, Partia Lëvizja e Re,  Aleanca Demokracia e Re,  Lëvizja për Ndryshim dhe  Partia Lëvizja Demokratike Shqiptare.
Sipas KQZ, këto forca politike duhet të korrigjojnë dokumentacionin e listave shumë emërore të depozituara për në zgjedhjet e 25 prillit.
Në mbledhjen e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve të mbajtur më herët gjatë ditës së sotme, kryekomisioneri Ilirjan Celibashi paralajmëroi se nëse edhe partitë e tjera politike do të kenë parregullsi me dokumentacionin do të ketë seanca publike dhe mund të merren vendime të njëjta.
Sigal

“KQZ ka shqyrtuar dhe vlerësuar dokumentacionin e atyre subjekteve që e kanë sjellë dokumentacionin që në orën 9 të mëngjesit dhe më pas me subjektet e tjera. Fakti që në rendin e ditës së mbledhjes së sotme janë vetëm 4 subjekte, nuk përjashton që edhe për subjektet e tjera, nëse gjatë verifikimit do të rezultojë se ka probleme me dokumentacionin nuk do të ketë shqyrtim dhe seancë publike. Procesi i vlerësimit po bëhet edhe për subjektet e tjera. Deri tani përfundoi shqyrtimi i parë i dokumentacionit për këto subjekte. Po vlerësojmë edhe subjektet e tjera dhe  në rast se do të verifikohet që edhe për subjektet e tjera, qoftë PS, PD apo LSI, do të ketë shqyrtim edhe për rastin e tyre”, njofton KQZ.