Koronavirusi në Turqi/ Regjistrohen mbi 3,000 raste të reja brenda 24 orëve, numri i viktimave shkon në 501

406
Sigal

Në Turqi në 24 orët e fundit janë testuar pozitivisht edhe 3,013 persona, duke e çuar numrin e pergjithshem te të infektuarve me koronavirus në 23,934.

Autoritetet turke njoftuan se ne 24 oret e fundit 76 persona humben betejn me COVID-19, duke e cuar numrin e viktimave nga kjo pandemi ne 501.

Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca ka bërë të ditur se mbi 3,000 raste të reja që u shënuan brenda një dite, a rrisin në 23,934 numrin e përgjithshëm të personave të sëmurë në Turqi.

Deri më tani, 786 pacientë janë shëruar nga kjo sëmundje dhe janë lëshuar për në shtëpi, ndërsa 1,311 janë nën kujdes intensiv. Trajtimet e të sëmurëve kanë rezultuar me sukses, duke bërë që të ketë më shumë të shëruar.

Gjatë ditës së djeshme, janë realizuar 19,664 testime, derisa numri i përgjithshëm i testimeve për coronavirus deri më tani është 161,380.