Korçë/ Pas sherrit, arrestohet 19 vjeçari, i gjendet automatik ne banesë

511
Sigal

Policia e Korçës ka parandaluar një konflikt mes dy personave, ndërsa arrestoi njërin prej tyre pasi iu gjetën armë luftarake dhe një kallashnikov.

Në njoftimin e policisë thuhet se konflikti ndodhi në dalje të qytetit mes shtetasve të identifikuar me iniciale M.I, 19 vjeç dhe një 38 vjeçari, banues në Korçë.

“Në vijim të veprimeve të tjera proceduriale, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit M.I, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë automatike (së cilës i mungonin disa pjesë të saj) me 3 krëhera fishekësh, si edhe 817 copë fishekë luftarake”, thuhet në njoftim.

19-vjeçari u arrestua në flagrancë për “Kanosja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve e municionit”.