Basha: Në 13 prill do jetë protesta më e fuqishme

452
Sigal

Basha me Kryesinë: De facto, jemi shumicë. Të pavendosurit po vijnë me ne

 

Lulzim Basha mendon se situata është kthyer e gjitha në favor të Partisë Demokratike dhe opozitës, ndaj kërkon që në protestën e 13 prillit, e treta protestë kombëtare e thirrur prej tij dhe drejtuesve të tjerë të partive opozitare, të sigurohet një pjesëmarrje akoma më e madhe. “De facto, ne jemi shumicë”, mësohet të ketë thënë Lulzim Basha në mbledhjen e Kryesisë të organizuar paraditen e kësaj të hëne. Sipas Bashës, Partia Demokratike ka fituar besimin e të pavendosurve me aksionin e saj opozitar, sidomos me djegien e mandateve. “Pas djegies së mandateve, Partia Demokratike ka një rritje të menjëhershme edhe mes të pavendosurve. Jemi shumicë absolute në çdo sondazh të pavarur vendas dhe të huaj”, shtoi ai. Tani, misioni është shndërrimi i kësaj mbështetjeje popullore, sipas Bashës, në pjesëmarrje në protestë dhe proces zgjedhor të parakohshëm. “Pjesëmarrja e madhe në protestë ka një rëndësi të jashtëzakonshme për ta përkthyer mbështetjen në votë në zgjedhjet e reja”, shtoi Basha. Sa u takon kërkesave, Basha konfirmoi se nuk ka asnjë hap pas nga ana e opozitës. Kushti i largimit të Ramës dhe i ngritjes së një qeverie tranzitore mbeten aty. “Të shpjegojmë në çdo takim që ne jemi shumicë dhe duhet ta tregojmë këtë”, u shpreh kreu i PD-së.