Skandali me të dhënat e pagave, databazi me të dhënat e pagave, niptin dhe ID

332
Sigal

Një databazë me të dhënat e disa qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, shoqëruar me kartat e tyre të identitit, pozicionin e punës dhe pagën, që po shpërndahet në Whatsapp.

Kjo është rrjedhja më e madhe e informacionit, pasi bëhet fjalë për të dhëna sensitive. Në listën e pagave janë emrat e shumë biznesmenëve, drejtues kompanishë si dhe persona publik.

Ekskluzive/ Skandali me të dhënat e pagave, Shqip disponon listën

Kujtojmë që ky skandal mbi të dhënat personale të qytetarëve vjen disa muaj pas atij të patronazhistëve.

Mbetet për tu parë, nëse do të niset një hetim këtë skandal i përmasave tepër të mëdha.

Publikimi i këtyre të dhënave shënon një skandal mjaft të rëndë. Tashmë, përveç gjeneraliteteve janë bërë publikë dhe pozicionet e punës që ka çdo qytetar e pagat që marrin, duke cënuar rëndë privatësinë. Nga ana e autoriteteve nuk ka ende një reagim.

Nga ky skandal më shumë të prekur janë drejtues bankash, kompanish farmaceutike, kompani sigurimesh, të naftes, të telefonise.

Bëhet fjalë për një databazë me të dhënat e qytetarëve të punësuar në sektorin privat dhe publik, pozicionin e tyre të punës, numri i ID-së, i NIPT-it dhe paga bruto e deklaruar. Po ashtu bëhet e ditur se në listë janë emrat e 637.138 tatim-paguesve.

Ky ësht një ndër skandalet më të mëdha që ka përfshirë vendin tonë mbi vjedhjen e të dhënave personale. Publikimi i këtyre të dhënave në mediave do shkaktonte shkeljen e privatësisë dhe ky është një mega skandal.

Lidhur me këtë skandal Kodi Penal tregon se çfarë ndodh me një person që vjedh të dhënat personale pa pëlqimin apo miratimin e qytetarit.

KODI PENAL

Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën privateVendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave, dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.Shpërndarja, ofrimi për publikim apo publikimi me çdo mjet ose formë të komunikimit publik apo mënyrë tjetër i të dhënave të marra në mënyrën e përcaktuar në paragrafin e parë të këtij neni, dënohet me burgim deri në tre vjet.Kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik apo nga personi që disponon këto të dhëna për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik, dënohet me burgim nga një deri në tre vjet.

Neni 293/a

Përgjimi i paligjshëm i të dhënave kompjuterikePërgjimi i paligjshëm me mjete teknike i transmetimeve jopublike, i të dhënave kompjuterike nga/ose brenda një sistemi kompjuterik, përfshirë emetimet elektromagnetike nga një sistem kompjuterik, që mbart të dhëna të tilla kompjuterike, dënohet me burgim nga tre deri në shtatë vjet.Kur kjo vepër kryhet nga / ose brenda sistemeve kompjuterike ushtarake, të sigurisë kombëtare, të rendit publik, të mbrojtjes civile apo në çdo sistem tjetër kompjuterik, me rëndësi publike, dënohet me burgim nga shtatë deri në pesëmbëdhjetë vjet.

Neni 295/a

Zbulimi i akteve ose të dhënave sekreteZbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.