Konfindustria: Fasha e konsumit të energjisë të jetë 1200kw/h

113
Sigal

 

Urdhëri i qeverisë për të vendosur fashë të konsumit të energjisë ka shkaktuar reagime të shumta. Në lidhje me këtë shqetësim të qytetarë ka pasur edhe një reagim nga ana e Konfindustrisë e cila i kërkon qeverisë të rishikojë vendimin. Me anë të një deklarate të shpërndarë në media, Konfindustria i kërkon ekzekutivit të rishikojë vendimin për kufirin e konsumit të energjisë elektrike mbi të cilën do të zbatohet pagesa me çmimet e tregut ndërkombëtar për familjarët. Në këtë kuptim kërkohet, që kufiri të jetë jo më pak se 1200 kW/h muaj nga 800 kW/h muaj të paralajmëruar. Konfindustria vlerëson, se kufiri prej 800 kW/h konsum i energjisë elektrike në muajt e ftohtë tejkalohet nga jo më pak se 13-20% e familjeve, varësisht ashpërsisë së kushteve të motit. Sa më sipër do të thotë, që në mënyrë të drejtpërdrejtë do të preken të ardhurat e 90-130 mijë familjeve. Pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare sidomos në zonat urbane ngrohjen gjatë muajve të dimrit e ka mbështetur kryesisht te energjia elektrike. Goditje më të fortë do të marrin buxhetet e familjeve me të ardhura të mesme. Njëkohësisht do të preken edhe më tej familje me të ardhura të ulëta dhe shtresat në nevojë. Ndikimi i buxheteve familjare do të përcillet me pasoja të rënda shtesë te konsumi, bizneset dhe ekonomia kombëtare. Shqipëria ka pavarësi të fortë, në jo më pak se 75%, krahasuar me shtetet e tjera të Europës nga ndikimi i çmimeve të energjisë elektrike në bursat ndërkombëtare, përfshi edhe krizën e fundit të gazit rus. Sistemi energjitik shqiptar ka kapacitete të instaluara të prodhimit të energjisë elektrike më të mëdha sesa konsumi. Në vitin 2021 Shqipëria prodhoi 6.5% më shumë energji elektrike sesa nevojat e saj. Problematikat kryesore qëndrojnë te varësia ndaj kushteve të motit, meqenëse ende prodhimi mbështetet te HEC- et si edhe te keqmenaxhimi i sistemit.