Rritja e çmimit të cigareve, importuesit kanë një tjetër problem

604
Ministria e Financave ka propozuar një rritje me 100 lekë të akcizës së cigareve për vitin 2018.
Normalisht ky ndryshim do të përçohet në çmimin përfundimtar tek konsumatori. Një vendim i tillë ka në hasur reagimin e kompanive importuese të cigareve.
Ndryshe nga ekzekutivi, këta të fundit kërkojnë respektimin e kalendarit të miratuar 2 vjet më parë, i cili parashikon një rritje vetëm me 5 lekë për paketë për vitin 2018.
Ndërkohë që përfaqësuesit e kompanive importuese po përgatisin për ti paraqitur qeverisë vërejtjet dhe sugjerimet e tyre. Ndryshimi i propozuar, sipas tyre, do të japë efekte të kundërta me ato që priten nga strategjia afatgjatë për duhanin. Sipas përllogaritjeve te tyre,
Kjo mund të rrisë iniciativën për produkte ilegale që nuk paguajnë taksat.
Mund të ri-aktivizojë, rrisë dhe më shumë prezencën e duhanit të hapur që edhe kështu është shumë i lartë.
Propozimi i MF për të ndryshuar kalendarin përbën një precedent në vazhdimësi të ndryshimit të ligjeve/rregullave të miratuara më parë.
Rritja e akcizës për cigaret është një nga politikat e përdorura për frenimin dhe uljen e konsumit të cigareve nga popullata si produkt me efekte negative në shëndet duke rritur çmimin e shitjes së tyre.
Sigal