Stoku i detyrimeve të prapambetura arrin 124 milionë euro në qershor, zgjerohet me 12% nga fillimi i vitit

77
Sigal

Stoku i detyrimeve të prapambetura ( borxhet e pashlyera  për kontrata e pune  publike) arritën në fund të muajit qershor të këtij viti në 15 miliardë lekë (124 milionë euro), sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave.

Stoku i borxheve të pashlyera u zgjerua në gjashtëmujor me 1,6 miliardë lekë (13.8 milionë euro) ose 12.5 për qind më shumë se ne janar të këtij viti. Në krahasim me qershorin e vitit 2021, stoku i detyrimeve është ulur me rreth 12 për qind.

Rritja e detyrimeve është krijuar nga punimet në infrastrukturë, për të cilat buxhetit i shtetit u detyrohet kompanive private me 5.1 miliardë lekë me një zgjerim 9.6 për qind nga fillimi i vitit.

Zëri “detyrime të tjera” që zakonisht përbehet nga detyrimet e pushtetit lokal dhe vendime të gjykatave të brendshme shënoi një stok detyrimesh me 9,8 miliardë duke u zgjeruan me 14 për qind në raport me fundin e vitit.

Pjesa më e madhe në këtë zë e zëne janë vendimet e gjykatave të te brendshme për shkarkime të padrejta nga puna të punonjësve në administratën publike.

Raportimet e Ministrisë së Financave nuk përfshijnë vendimet e gjykatave të huaja.

Borxhet e pashlyera në kohë janë shndërruar në një zë të rregullt buxhetor edhe pse qeveria pas vitit 2014 i forcoi ligjet  për të parandaluar krijimin e tyre.

Një audit i imtësishëm   në 2014 zbuloi rreth 71 miliardë lekë detyrime të prapambetura, ku u përfshinë gjitha faturat, përfshi edhe faturat e pashlyera të energjisë të enteve publike ndaj OSHEE-së.

Për të shlyer këto detyrime qeveria rriti huamarrjen e jashtme. Por donatorët që dhanë huatë, Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar imponuan forcimin e rregullave për administrimin buxhetor në mënyrë që të parandalohej krijimi i të rejave.

Sipas të dhënave të Entit Rregullator të Energjisë vetëm borxhit që entet publike kanë ndaj OSHEE-së arriti në 4-mujorin e parë të vitit 2022 në 22,1 miliardë lekë (183 milionë euro). Që nga viti 2013 këto detyrime u zgjeruan me 149 % ose me 2.4 herë. Në vitin 2013 borxhi i shtetit për faturat e papaguara të energjisë ishte rreth 9 miliardë lekë.

Këto detyrime u shlyen nga borxhi që qeveria mori për këtë qëllim. Sakaq borxhi shlyhet nga taksat e qytetareve. Gati 10 vite më vonë, në vend që të kishim mësuar nga përvojat negative, situata është përkeqësuar edhe më tej, pasi detyrimet po shkojnë drejt trefishimit