Laç/ Makina përplaset me kamionin, plagoset një person

327
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë pasdite në fshatin Skuraj të Kurbinit.

Një autoveturë mësohet se është përplasur me një kamion.

Si shkak i këtij aksidenti, një person ka mbetur i plagosur rëndë.

I plagosuri është dërguar në spital, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tij shëndetësore.