Koncesionet që gllabëruan 223 milionë euro në 5 muaj

137
Sigal

Kontratat e dhëna me koncesion në sektorë të ndryshëm të ekonomisë arrijnë në miliarda. Zbardhet lista me pagesat e transaksioneve të thesarit për PPP nga data 1 Janar deri 23 Maj 2024. Ja si janë fryrë pagesat në Shëndetësi për Laboratorët, Check-up, Sterilizimi, Inceneratorë, Shkollat e Bashkive dhe rrugët e Arbrit, Porti i Jahteve Orikum- Dukat etj

Kontratat e dhëna me koncesion në sektorë të ndryshëm të ekonomisë arrijnë në  miliarda. Ja si janë fryrë pagesat në shëndetësi, inceneratorë dhe rrugë

Koncesionet sipas vlerës më të madhe

  • 960 mln lekë rruga e Arbrit
  • 574 mln lekë koncesioni i laboratorëve
  • 6 mln lekë inceneratori i Tiranës
  • 63 mln lekë mirëmbajtja e rrugës Porti i Jahteve Orikum- Dukat
  • 9 mln lekë rrugë e Kombit

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë nëpërmjet taksave të tyre në buxhet si pagesa për kontratat koncensionare me PPP.Sipas të dhënave nga Open Data Albania vlera më të madhe deri më tani është paguar për koncesionin e ndërtimit të Rrugës së Arbrit, me 960 mln lekë të transferuara. Kjo vlerë, është sa 25% e totalit të planifkuar në buxhet, që për vitin 2024 është 3.5 mld lekë. Një koncesion në sektorin shëndetësor zë vendin e dytë.

Pagesa Transaksione Thesari për Koncesione PPP nga data 1 Janar deri 23 Maj 2024

Nga 1 Janari 2024 deri data 23 Maj, për këtë Kontraktorë PPP janë bërë 960 milion lekë (të reja). Pagesa është bërë në datën 5 Prill. Ky operator zbaton PPP për Ndërtim, Operim dhe Mirëmbajtje të Rrugës së Arbrit dhe për vitit 2024 planifikimi nga Buxheti i Shtetit për këtë projekt është sa 25% e totalit të pagesave Buxhetore për Koncesione konkretisht janë planifikuar transaksione prej 3.5 miliard lekë.

Një Koncesion në sektorin Shëndetësi zë vendin e dytë në pagesa për Biznese PPP apo Koncesion. Laboratory Netëorks shpk ka arkëtuar nga Thesari nga data 1 janar deri 23 Maj vlerën 574 023 361 Lekë. Plani vjetor për pagesa për këtë koncesionar është 1.85 miliard leke.

PPP për Ndërtim Landfilli, Inceneratori dhe Rehabilitim të vend depozitimeve ekzistuese Tiranë vijon të përthithë para nga Thesari përmes Bashkisë së Tiranës dhe bashkive të tjera kontraktorë. Nga 1 janari deri me 23 Maj shoqëria ka përfituar para publike përmes thesarit në vlerën 445 601 290 Lekë. Kësaj shoqërie i është parashikuar që në vitit 2024 t’i paguhen 19% më shumë vlerë transaksionesh krahasuar me vitin pararendës 2023, megjithëse tashmë shoqëria dhe kontrata janë nën hetim dhe sekuestro nga SPAK.

Për kontratën PPP me emërtesë Projektim-Ndërtim-financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Porti i Jahteve Orikum-Dukat shoqëria zbatuese është paguar këto 5 muaj në vlerën 208 633 562 lekë. Planifikimi vjetor për këtë konsesion është 976 milion lekë.

PPP Për Ndërtim, Përmirësim, shfrytëzim dhe mirëmbajtje e autostradës Milot – Morinë shoqëria zbatuese Albanian Highëay Concession janë likuiduar 310 918 020 lekë. Planifikimi vjetor për të është 748 milion.

Një tjetër PPP koncesion me mbështetje buxhetore në Bashkinë e Tiranës është ai me titull Për Përmirësim të Infrastrukturës Arsimore në Bashkinë e Tiranës Për Projekti, Financim, Ndërtim. Mobilimin, Mirëmbajtjen, Mbikqyrjen dhe Kolaudimin e pesë objekteve arsimore në zonën Tirana 1 dhe për 4 objekte arsimore në zonën Tirana 4. Planifikimi vjetor është 745 milion lekë. Për këtë kategori koncesioni janar maj janë paguar 31 415 250 Lekë. Për shkollat Koncesionare Bashkia ka vite që arkëton taksë infrastrukture e cila mbetet e ardhur e mbartur në buxhet, ndërsa nga ana tjetër Koncesionarët investojnë likuiditete për të cilat në finale do të marrin edhe një interes vjetor për paranë e investuar.

Tre kontrata të tjera Koncesionare me Mbështetje Buxhetore i Përkasin po sektorit shëndetësi, por shoqëritë zbatuese nuk paguhen përmes Thesarit. Pagesat bëhen përmes Fondit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor një Fond Special. Bëhet fjalë për Sani Service planifikim vjetor buxhetor 1.75 miliard Lekë.  Për dy kontratat e tjera në sektorin e Shëndetësisë konkretisht Kontratën e Koncesionit PPP për paketën e shërbimeve të kontrollit mjekësor bazë për grup moshat 35-70 vjeç me shoqëri zbatuese 3P Life Logistic dhe DiaVita shpk me vlerë të parashikuar për tu paguar nga Buxheti prej 920 milion Lekë.