I vodhi telefonin një shtetasi, shpallet në kërkim 19-vjeçari

Një 19-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Fierit pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular një shtetasi tjetër.

Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë në Fier H.L., 19-vjeç është shpallur në kërkim.

Sigal

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Fier shpalli në kërkim shtetasin H. L., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur aparatin celular, një shtetasi.