Pasi Kushtetuesja rrëzon opozitën për komisionet hetimore gostitet me 5 makina luksi 190 milionë

41
Sigal

Gjykata Kushtetuese në vend që të japë shembullin e saj në lidhje me zbatimin e ligjit, duket së është bërë pjesë e tenderave të dyshimtë. Ky institucion ka organizuar një procedurë prokurimi me numër reference REF-02086-04-19-2024 që ka si objekt “Blerje automjete”.

Tenderi ka si fond limit shifrën 17,337,094 lekë të reja pa TVSH ose gati 208 milionë lekë të vjetra me TVSH. Mësohet se institucioni në fjalë ka nevojë për të blerë 5 automjete fringo të reja me zero kilometra dhe prodhim i vitit 2023.

Nga këto, 4 autovetura të kalueshmërisë së lartë me tërheqje 4×4 (SUV) dhe 1 autoveturë me 4+1 vende (SEDAN). Pa i hyrë faktit të kostos së lartë dhe nëse duhen blerë apo jo 5 automjete njëherazi, vetë procedura e tenderit krijon dyshime.

Themi kështu pasi kemi të bëjmë me një tender pa garë ku ka marrë pjesë vetëm kompania fituese. Bëhet fjalë për firmën PORSCHE ALBANIA SH.P.K, e cila ka fituar për vlerën 15,656,000 lekë të reja pa TVSH ose gati 190 milionë lekë të vjetra me TVSH sipas joq. Nëse e krahasojmë këtë vlerë me fondin limit të tenderit, figuron se është thuajse sa 90% e tij. Të gjitha sa shqyrtuam më lart ngrenë dyshime se kemi të bëjmë me një procedurë ku fituesi dihej që në fillim.