Klosi: Vëmëndje e madhe në edukimin profesional për të rinjtë në vendin tonë

514
Ministria e Mirëqënies Sociale dhe “Biznes Albania” në një tryezë bashkëpunimi nënshkruan marrëveshjen për hartimin e listës kombëtare për përshkrimin e punëve profesioneve. Në fjalën e tij ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Bledi Klosi theksoi që duhet të ketë një vëmëndje të madhe në edukimin profesional të të rinjve në vendin ton Klosi i bëri thirrje studentëve të regjistrohen në arsimin profesional.

“Mbështetje për arsimin profesional. Zbatimi i marrveshjes për kontributin e punës së denjtë në bashkëpunim me “Biznes albania” pas 4 muajsh do të kemi hartimin e listave të plota të përshkrimit të punës profesionale. Kjo meriton një vëmëndje të madhe ndaj profesioneve që po harrohen misnitria jonë ndaj edukimit profesionl në vendin tonë. I bëjmë thirrje studentëve të regjistrohen në arsimin profesional, pasi ne do të vazhdojmë në të gjithë shqipërinë të shpalosim iniciativa të reja për punën profesionale”- përfundoi Klosi.
Ndërsa presidenti i “Biznes Albania” Luan Bregasi tha se kjo marrëveshje është një produkt i rëndësishëm për biznesin në shqipëri. Bregasi theksoi se përshkrimi i listës profesionale kombëtare është urgjente, pasi në Shqipëri mungojnë shumë profesione. “Ky produke i rëndësishëm për biznesin në shqipëri, orientimi për shkolla profesionale kërkon hartimin e listës për profesionet kombëtare. Ne kemi krijuar një struktuirë të re për shkak se mungojnë shumë profesione, orientimi i qeverisë drejt shkollave profesionale dhe hartimi i listës profesionale kombëtare për përshkrimin e profesioneve i besohet “Biznes Albania”- u shpreh Bregasi.
Sigal