Këta janë dy autorët e vrasjes në Kavajë, dy vëllezërit Hyka bënë luftë me plumba për katër minuta

1074
Sigal

Këto janë fotot e dy autorëve të përplasjes me armë zjarri në Kavajë. Burime nga policia e Shtetit bëjnë me dije se dy autorët janë dy vëllezërit Eljo dhe Eraldo Hyka.

  (Eraldo Hyka)

Të dy këta persona, dyshohet se kanë një të shkuar kriminale, pavarësisht moshës së re.
Dy të rinjtë, vëllezër kanë qenë në lokal, kur kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash për gati katër minuta.

Ata janë shpallur tashmë në kërkim nga policia dhe kërkohen për vrasjen e kalimtarit Ramazan Hasalliu dhe plagosjen e shtatë personave të tjerë.

Lufta mes bandave në Kavajë i ka marrë jetën një kalimtari të pafajshëm sot. Breshëri plumbash mes dy grupeve rivale, ka sjellë plagosjen e shtatë personave nga të dy grupet, njëri prej tyre është transportuar me urgjencë në Tiranë.


(Eljo Hyka)