Ngjarja në Kavajë, Alibeaj: Krimi nuk e ka më frikë qeverinë

463
Sigal

Ish-deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj, ka reaguar përmes një postimi në facebook lidhur me përplasjen me armë sot në Kavajë, ku mbeti i vrarë një kalimtar.

Ndërsa shpreh ngushëllimet për familjen e viktimës, Alibeaj shkruan se krimi sot nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është zgjatim i tij.

Postimi:

Një qytetar u vra sot në Kavajë, ndërsa ishte duke blerë bukë. Në mes të qytetit, në mes të ditës, përplasjet me armë terrorizojnë qytetarët.

Krimi nuk e ka më frikë qeverinë sepse ajo është thjesht zgjatim i tij!

Policia është e zënë me arrestime politike pasi krimi ka imunitet nga pushteti në Shqipëri.

Zoti ua lehtesofte dhimbjen familjareve te Ramazan Hasanlliut. Sherim te shpejte te plagosurve.