KLGJ njofton për mbledhje, ja temat që do të diskutohen

183
Sigal

Këshilli i Lartë Gjyqësor ka njoftuar se nesër më datë 16.04.2021, në orën 12:00, zhvillohet në platformën online, mbledhja plenare e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ja dhe diskutimet e rendit të ditës:

RENDI I DITËS

i Mbledhjes Plenare të Këshillit të Lartë Gjyqësor

datë 16.04.2021

  1. Shqyrtimi i projektvendimit “Për ngritjen në detyrën e gjyqtarit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar të z. Erjon Çela”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.
  2. Shqyrtimi i projektvendimit “Për përfundimin para afatit të shërbimit në Skëmën e Delegimit, përgjyqtarin z. Erjon Çela”, përgatitur nga Komisioni i Zhvillimit të Karrierës.