Rama harron që është kryeministër, fajëson Bashën për gjithçka

191
Sigal

Edi Rama nuk ka asnjë bilanc për të bërë në 8 vitet e tij qeverisëse. Asnjë punë nuk ka bërë ai apo qeveria e tij, që Rama të dalë e të thotë që unë e bëra këtë.

Edhe tani pas 8 vitesh qeverisjes, Rama del e sërish premton se do të bëjë, kur nuk ka bërë asgjë deri më tani.

Por sot, pas refuzimit kategorik të bërë nga Basha, pas deklaratave të Ramës, ky i fundit ka shpërthyer në  akuza ndaj kreut të PD-së.

‘Ç’keni ju, unë jam këtu, më çoi Zoti. Ju s’keni pse lodheni të shkoni në punë. Ju rrini nëpër kafe, bëni jetën tuaj. Mjafton që mua të më jepni 1 unë i jap 2, më jepni 5 mijë lek sot unë pas një javë ju jap 10 mijë lek.

Kështu që shqiptarët shkuan pas berihait. Dëgjuan edhe Saliun që i nxiste. U qërrua një popull i tyrë dhe Shqipëria u gjend në këtë marrëzi. Dhe pastaj sa vite u deshën për tu kthyer në normalitet dhe për të ribërë ekonominë tonë.

Si mund t’i besohet sot një ”Rrapushi të ri’, një Rrapush i veshur si dhëndër, ndërkohë që shkesi nuk duket. Shkesët janë Saliu dhe Iliri’, ishin fyerjet e Ramës ndaj kreut të opozitës, Lulzim Basha.