Këshilli Bashkiak vendosi shembjen e Teatrit Kombëtar, reagonPresidenti Meta: Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!

340
Sigal

Pasi Këshilli bashkiak miratoi dje vendimin për shembjen e Teatrit Kombëtar, vjen një reagim nga presidenti Ilir Meta. Ky i fundit theksoi se “Nuk mund ta besoj që edhe kjo ka ndodhur!”.

Kreu i shtetit ka marrë spunto nga reagimi i këshilltarit të vetëm opozitar në Bashkinë e Tiranës, Fabian Topollaj, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ theksoi se kryebashkiaku Veliaj manipuloi dje mbledhjen e Këshillit.

Kujtojmë se Teatri Kombëtar i ka kaluar në pronësi tashmë Bashkisë së Tiranës, ndërsa kryebashkiaku Veliaj deklaroi se të hënën Këshilli bashkiak do të njihet me projektin për shembjen e tij.

Mbrëmjen e djeshme u publikua në media vendimi i Këshillit Bashkiak të Tiranës, ku ishte vendosur shembja e Teatrit Kombëtar.

Në vendimin e Këshillit Bashkiak “Për miratimin e shembjes së godinës të ‘Teatrit Kombëtar’, pasuri në pronësi të bashkisë Tiranë, bazuar në akt-ekspertizën e hartuar nga Instituti i Ndërtimit ‘Mbi vlerësimin e godinës së teatrit Kombëtar’” që mbante datën e djeshme thuhej se me propozimin e Kryetarit të Bashkisë, Këshilli Bashkiak vendosi miratimin e shembjes së godinave të Teatrit Kombëtar.