Kërcënohet me SMS ish-agjenti i SHISH: Të djegim si Isa Copa

698
TIRANE – Në një kohë kur Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arkivuar për mungesë provash dosjen e ekzekutimit të drejtuesit të Shërbimit Informative Shtetërorë në Durrës Isa Copa, një tjetër agjent dhe vartës i Copës, ish-agjenti me inicialet H.B është kërcënuar me jetë me mesazhe në telefonin e tij.
Kërcënohet me jetë kolegu i Isa Copës, efektivit të Shërbimit Informativ Shtetëror të ekzekutuar në mënyrë makabre 4 vite më parë. Ish-efektivi i SHISH me inicialet H.B vetëm disa muaj pasi është është shkëputur nga ky shërbim është kërcënuar me jetë nga persona ende të paidentifikuar me një mesazh në celularin e tij.
Ngjarja është denoncuar në Policinë e Durrësit, por hetimet ende nuk kanë mundur të identifikojnë autorët. 
Ish-efektivi H.B ka kontaktuar me prokurorin Nishani për shkak të njohjes të mëparshme me të dhe faktit që ky prokuror ka hetuar ngjarjen e Copës. Por jo vetëm kaq. I kërcënuari ka dëshmuar dhe më parë në çfarë ai ka pasur dijeni për vrasjen e eprorit të tij.
O Spiun pse s’erdhe në takim, ne i dimë mirë se çfarë ke bërë, një ditë do ti paguash të gjithë si ai shoku yt i ngushtë, – referuar kjo ish-kolegut të tij Isa Copa.
Copa u ekzekutua dhe u dogj në mënyrë makabre në automjetin e tij 4 vite më parë në zonën e currilave, por ky krim mbetet ende pa autor dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda ka arkivuar dosjen
Sigal