Banorët e fshatit Gure në Divjakë thonë se mbetjet e kësaj bashkie depozitohen në një nga zonat e mbrojtura 500 metra larg lagunës së Karavastasë.
Sipas vendasve kjo ndodh prej më shumë se 6 vitesh. Të gjitha ujërat që vijnë nga kodra kalojnë në kanalin i cili është rrethuar nga mbetjet duke kulluar më pas në tokat e fermerëve, për të përfunduar më tej në lagunën e Karavastasë. Banorët thonë se pasojat nga kjo ndotje kanë nisur të dalin në pah.
Shih edhe : (Video) Laert Vasili shfaqet i dehur në emision
Në vitin 20014 këshilli i komunës Remas vendosi qe ta kthente në një vend grumbullimi për mbetjet e bizneseve gjë e cila nuk u miratua nga ana e ish –nën prefektit të Lushnjës, Ilir Dervishi.