Parlamenti shqiptar ka mbyllur sesionin vjetor duke miratuar ndihmën ekonomike për familjen e Klodjan Rashës që u vra nga një punonjës i forcave Shqiponja, si dhe ka miratuar disa ndryshime pagash e pensionesh për një kategori drejtuesish.
Shih edhe : SHBA / Banorët befasohen nga ajo që u shfaq në qiell (Video)
“Familja, e cila ka humbur aksidentalisht pjesëtarë të saj, si pasojë e veprimeve të kryera gjatë ushtrimit të detyrës nga punonjës të organeve ligjzbatuese, përfiton trajtim të veçantë financiar deri në masën e tetëfishit të pensionit social. Trajtimi i veçantë financiar dhe anëtari që përfiton në emër të familjes,
përcaktohet me vendim individual të Këshillit të Ministrave dhe financohet nga buxheti i shtetit.”, thuhet në ligjin e ri që mund të pagëzohet me emrin “Rasha”.
Sipas përcaktimit të mësipërm, familja e të ndjerit përfiton trajtim financiar në masën e tetëfishit të pensionit social (afërsisht 61 000 lekë në muaj) dhe është mbi nivelin e pagës mesatare duke kompensuar mungesën e të ardhurave për familjen nga humbja e jetës.
Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi e cilësoi të turpshme një akt të tillë normativ, i paraqitura nga ana e qeverisë. Ligji u miratua me 99 vota pro, 5 kundër dhe 2 abstenim.
Kuvendi gjithashtu ka miratuar një ligj që i jep një pension shtesë, plus pensionit të pleqërisë për 26 kategori të tjera drejtuesish institucionesh që janë kryesisht të ardhur nga Reforma në Drejtësi.
Shih edhe : (Video) Laert Vasili shfaqet i dehur në emision
Që nga kreu i Kolegjit të Apelimit, e deri tek pedagogët e Shkollës së Magjistraturës, përveç rritjes së rrogave do të përfitojnë edhe një pension shtesë.
Sipas Kushtetutës, anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Komisionerët Publikë gëzojnë statusin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, ndërsa gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit kanë statusin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. E në këtë rast është për rregullimi ligjor që të përfitojnë edhe pensionin shtesë.






















