Karrige e tavolina të thyera, kështu u katandis lokali ku u përfshinë në sherr disa persona, në mesin e tyre një shqiptarë

591
Sigal

Mbrëmjen e kaluar një lokal në Corso di Porta Ticinez, Itali, u kthye në një “arenë boksi”.

Një sherr i madh ndodhi mes një shqiptari, dy italianëve dhe një moldavi, ku për pasojë u thyen karrige e tavolina dhe vendi pothuajse u shkatërrua.

Policia arriti në vendngjarje dhe vuri në pranga 4 personat.

Sipas mediave në Itali i gjithë sherri mes tyre nisi për një debat mes tyre. Shqiptari  i moshës 24-vjeç mësohet se ishte së bashku me moldavin ndërsa dy italianët 24 dhe 26-vjeç ishin bashkë në sherrin që bënë.

Dhuna shpërtheu në mesnatë pasi të rinjtë kishin konsumuar edhe alkool. Ishte pronari i barit i cili njoftoj policinë pasi 4 të rinjtë nisin të thyenin gjithçka u dilte para.

Pas ardhjes së policisë gjendja u qetësua disi ndërsa në ndihmë të tyre ka ardhur edhe një ekip mjekësor për të mjekuar plagët që kishin marrë.