Aksidentohet familja në Bulqizë, makina përfundon në kanal

146
Sigal

Një aksident i frikshëm ka ndodhur në aksin rrugor Bulqizë-Fushë Bulqizë në vendin e quajtur Vajkal, ku një makinë tip “Golf VI” ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një kanal të thellë.

Sipas policisë lokale të Bulqizës mësohet se drejtuesi i automjetit udhëtonte bashkë me bashkëshorten dhe vajzën.

Për fat të mirë të tre personat nuk kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa po hetohet për të zbardhur të plota shkaqet e aksidentit.