Ditën e sotme, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani feston ditëlindjen. Ajo mbush 39 vjeçe. Një urim i veçantë Presidentes i ka ardhur nga homologu i saj në Shqipëri, Presidenti Ilir Meta.
Fotoja e Presidentit Meta me Presidenten Osmani eshte realizuar sot gjate punimeve te Samitit te Brdo-Brijuni ne Slloveni
Teksa ka publikuar një foto ku shihet me Osmanin, Meta shkruan:
“Edhe 100 pranvera të tjera për Vjosën sot në ditëlindjen e saj!”
Kujtojmë që Vjosa Osmani është Presidentja e dytë e Kosovës pas Atifete Jahjagës.
Vetëm disa javë më parë ajo u votua nga Kuvendi për Presidente.
Gjithashtu në këtë moshë të re ajo doli kandidatja më e votuar në zgjedhjet e parakohshme të 14 shkurtit ku mori mbi 300 mijë vota.





















