“Ja çfarë bëra me trupin e Jan Prengës”, rrëfehet njëri prej autorëve

722
Sigal

Festim Bexhdili është rrëfyer para prokurorëve, të cilët e detyruan të flasë pasi i treguan pamjet filmike teksa transportonte trupin e Jan Prengës së vdekur.

Bexhdili është detyruar të bashkëpunojë duke treguar se çfarë bëri pasi mori trupin e Jan Prengës.

Thuhet se ai është shprehur se trupin e Prengës ia ka dorëzuar Altin Hajrit dhe një personi më mbiemër Doçi nga Shkodra.

Duket se Bexhdili do të jetë i penduari i prokurorisë, i cili tashmë do të rrëfejë veprimtarinë e grupit që mori peng, vrau dhe zhduku trupin e Jan Prengës.

Ai është një ndër pesë të arrestuarit pak ditë më parë, ndaj të cilëve gjykata dha masën e sigurisë “arrest me burg”.