Mbytet një 45-vjeçar në plazhin e Zvërnecit në Vlorë

358
Sigal

Një 45-vjeçar është mbytur paraditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlorë. Policia bën me dije se ngjarja dyshohet se është aksidentale.

“Më datë 06.09.2022, në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht në det, shtetasi E. B., 45 vjeç, banues në Korçë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.