Kapet me 33 pako lëndë narkotike në makinë, arrestohet i riu nga Përmeti

447
Sigal

Rreth 33 pako kanabis sativa janë sekuestruar nga policia në pikën e kalimit kufitar të Qafë Botës në Sarandë.

Policia ka vënë në pranga 36 vjeçarin Arten Ibrahimi, nga Përmeti i cili ishte në automjet bashkë me të dashurën e tij. Lënda narkotike po transportohej në drejtim të Greqisë.

Policia ende nuk ka dhënë detaje të plota për kapjen e sasisë së lëndës narkotike.