Media italiane: Interi ka gati ofertën për Marash Kumbullën

548
Sigal

Interi duket i vendosur për të transferuar Marash Kumbullën në merkaton e verës.

Zikaltrit janë impresionuar nga paraqitjet e 20-vjecarit shqiptar i cili luan me fanellën e Hellas Veronës në Serie A.

Siç raporton e përditshmja veroneze “L’Arena”, zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy të rinjtë e skuadrës së tyre, sulmuesin 17 vjeçar Sebastjano Esposito dhe mbrojtësin 20 vjeçar Alesandro Bastoni.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë të ekipit A me Interit dhe janë dy talente të cilët italianët pretendojnë shumë në të ardhmen.

Ndërkohë klubi i Veronës për ta lënë të lirë Marash Kumbullën kërkojnë të paktën 30 milionë Euro, gjithmonë nëse nuk do të ketë futbollistë të huazuar në tratativa.