Kapen me 105 kg kokainë dhe 500 mijë euro, arrestohen dy shqiptarë në Greqi

426
Sigal

Shkatërrohet banda e kokainës në Greqi. Nga policia janë arrestuar dy shqiptarë, dhe një kroat pasi janë kapur me 105 kg kokainë dhe 500 mijë euro.

Operacioni i Policisë është zhvilluar në Attica të Athinës.

Ende nuk bëhen të ditura identitetet e të arrestuarve, por siç shihet edhe në pamjet e mëposhtme sasia e drogës është gjetur në një enë, brenda një furre në një apartament në lagjen e quajtur Brahami.

Sipas raportimeve, grupi funksiononte në zona të ndryshme të Athinës dhe oficerët e policisë nga Divizioni i Përmbarimit të Drogës Attica ndoqën dhe sekuestruan 105 kg kokainë dhe rreth 500,000 euro para të gatshme, pasi hetuan dhe përdorën informacionet në dispozicion të tyre.

Ministri i Mbrojtjes së Qytetarëve Michalis Chrysochoidis, postoi në Twitter një video ku shihet edhe pamjet e operacionit.