Punonte tek një kabinë elektrike, gjen vdekjen 40- vjeçari

176

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Pogradec, aty ku një person ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga kabina elektrike ku po punonte.

Sipas policisë viktima është 40 vjeçar me iniciale P.M.

“Më datë 31.10.2019, në lagjen nr.5, Pogradec, shtetasi P.M, rreth 40 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar nga një kabinë elektrike, ku ka qenë duke punuar dhe për pasojë ka gjetur vdekjen”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.