“Syri i Kaltër” me qira, Blendi Klosi flet përçartë: Nuk di gjë, mund të jetë gafë e institucioneve!

492
Sigal

Skandali i dhënies me qira të “Syrit të Kaltër” me një vlerë qesharake prej 600 euro në muaj është konsideruar nga ministri i Mjedisit si një gafë e institucioneve. I kontaktuar në telefon nga Gazeta TEMA për të dhënë një prononcim lidhur me botimin në Gazetën SHQIP të skandalit të radhës të kësaj ministrie, Klosi ka dhënë një përgjigje po aq qesharake sa çmimi i qirasë.

Nuk di gjë, mund të jetë anomali e institucioneve” është shprehur Klosi, ndërkohë që kjo zonë ka statusin e një zone të mbrojtur. Për pasojë është në varësi direkte nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura dhe kjo e fundit, drejtpërdrejt nga Ministria që drejton Klosi

Vetëvetiu lind pyetja si nuk di gjë ministri për një zonë që është vetëm në kompetencat e institucionit që ai drejton dhe të askujt tjetër?!

Por mesa duket bërja publike e faktit qesharak e ka detyruar ministrin Klosi ta kalojë përgjegjësinë tek të tjerë, ndaj është duke gjetur fajtorë , mes të cilëve pse jo edhe Ministrinë e Financave, e cila ka rinxjerrë në një ankand të dyshimtë dhe jo transparent ish-kabinat e vjetra të “Syrit të Kaltër”.

“Syri i Kaltër” është një nga pasuritë natyrore më atraktive në Jug të Shqipërisë, shumë i vizituar nga turistët gjatë sezonit veror. Vitin e kaluar, Administata e Zonave të Mbrojtura, prishi dy investimet që gjendeshin aty, lokalin e ngritur prej 20 vitesh pranë kabinave që po nxirren në ankand dhe një lokal më të ri në hyrje të zonës, që po ashtu kishte kontratë qiraje nga Ministria e Financave.

Një javë më parë zoti Klosi ngriti alarmin për situatën tek “Syri i Kaltër” dhe theksoi se duhet ndërhyrje urgjente për ta kthyer zonën në një vend të sigurtë pë turizëm. Duket se dikush tjetër po kujdeset, të bëhet pronar me 600 euro në muaj.