Një sasi prej 26 300 dollarësh janë kapur në Doganën e Rinasit.
Strukturat e antitrafikut të Doganës në bashkëpunim me Policinë kanë sekuestruar mbrëmjen e sotme shumën e konsiderueshme të parave të padeklaruara.
Këto lekë synonin ti nxirrnin ilegalisht nga Shqipëria dy persona, përkatesisht F. E., me kombësi siriane dhe turku me inicialet O. A.






















