Pas dy ditësh bllokimi, sot rinisin fluturimet në aeroportin e Rinasit

288
Sigal

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku ka njoftuar se duke filluar nga dita e sotme në orën 9:00 operimet në aeroportin e Rinasit dhe në hapësirën ajrore shqiptarë do të kthehen në normalitet.

Njoftimin e ka bërë përmes një statusi në Facebook pas mesnatës, ndërkohë që e paralajmëroi edhe një ditë më parë gjatë një komunikimi për mediat.

Balluku tha se fillimisht do të nisnin fluturimet emergjente dhe më pas ato për pasagjerët.

Fluturimet në aeroportin e Rinasit u bllokuan për 48 orë për shkak të një greve të kontrollorëve të trafikut ajror.