7 leksione mode që na ka dhënë ndër vite Victoria Beckham

557
Sigal

Victoria është kthyer tashmë në ikonë stili, dhe leksionet e saj se si duhet ndjekur moda janë thjesht të sofistikuara. Kemi mësuar vazhdimisht dhe shumë nga hilet dhe stili i Victoria Beckham e mesa duket nuk do të ndalemi kurrë.

1.Ajo na ka mësuar se si të dukemi më të gjata seç jemi nëpërmjet veshjeve. Po të shohim me vëmendje disa prej veshjeve dhe kombinimeve të saj do të kuptonim menjëherë se Beckham zgjedh shumë shpesh te vesh veshje të ndara veç. E gjithë hilja qëndron pikërisht këtu!

1.1.jpg

2.Nuk ke shumë kohë që të impenjohesh në veshje? Victoria na ka mësuar se nëpërmjet impenjimit minimal do të arrini një rezultat maksimal dhe kjo falë veshjeve oversize.

oversize2.jpg

3.Shtoni një prekje të lehtë dhe të veçantë nga stili mashkullor tek veshjet tuaja.

3.2.jpg

4.Asnjëherë mos nënvlerësoni rëndësinë që kanë syzet tek pamja dhe stili juaj. Madje as fuqinë e xhinsve denim.

syzet2.jpg

5.Nuk ke pse vesh gjithmonë taka, përkundrazi flakini ato sa herë që të mundeni. Atletet apo balerinat janë elegante dhe është një investim që duhet marrë parasysh.

5.2.jpg

6.Të vishesh me të kuqe kokë e këmbë? Po, Victoria Beckham thotë guxoni!

kuqe1.png

7.Një palë pantallona klasike kombinuar me një këmishë serioze nuk është asnjëherë një veshje e mërzitshme!

7.png /InLife