Sigal

Aksidentet rrugore në vend janë një ndër shkaktaret kryesore të vdekjeve në moshat e reja. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT gjatë nëntëmujorit 2018 numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore ishte 152 nga 166 që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në nëntëmujorin 2018, aksidentet rrugore, në 20,0 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është ulur 5,8 % krahasuar me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Në shtator 2018, aksidentet rrugore, në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit

Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 –35 vjeç duke zëne 28,8 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup moshe janë ulur me 16,7 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në muajin shtator 2018 ndodhën 156 aksidente rrugore nga 172 aksidente të ndodhur në shtator 2017, duke u ulur me 9,3 % krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti.

Në shtator 2018, numri i të aksidentuarve është 218 persona nga 214 që ishte një vit më parë, duke u rritur 1,9 %. Numri i të aksidentuarve në nëntëmujorin 2018, është 1.762 duke ulur 11,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në Shtator 2018, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 9 persona nga 17 që ishte një vit me parë. Në 82,7 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit.

Në një analizë më të hershme të Bankës Botërore thuhet se shkaku kryesor i aksidenteve është planifikimi i rrugëve, duke përfshirë dhe rastet kur për shkak të planifikimit përzihen përdoruesit vulnerabël të rrugës në trafik (për shembull, për shkak të mungesës së kryqëzimeve apo trotuareve).