Sigal

Mbi 5 mijë fëmijë shqiptarë rezultojnë të trafikuar në vendet e Bashkimit Europian. Të dhënat alarmante bëhen publike nga Europol. Organizata Europiane thekson se prindërit janë në dijeni të këtyre rasteve, por gjendja e vështirë ekonomike e tyre e bën të vështirë parandalimin e këtij fenomeni.

Sipas Europol, fëmijët e trafikuar apo të kontrabanduar janë të moshës 12 – 15 vjeç.

Shqipëria nuk ka ende të dhëna të sakta lidhur me këtë fenomen shqetësues, të vetmet statistika janë ato të Qendrës Vatra në Vlorë sipas së cilës vetëm përgjatë vitit të kaluar u shënuan 45 raste të reja të trafikimit.