Jahti me katër turistë digjet pranë Himarës

569
U raportua për një skaf, ndërsa burimet bëjnë me dije se ka qënë një jaht me katër turistë të huaj në bord që është përfshirë nga flakët pak milje nga bregdeti shqiptar, në afërsi të Himarës. Burimet kanë bërë me dije se dy mjete lundruese kanë ndërhyrë për të evakuuar katër personat që ndodheshin në bordin e jahtit. Personat e evakuuar janë transportuar më pas në Himarë, ndërkohë që për momentin mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit në jaht.
Sigal