Ja masakra e ‘gjakpirësve’ të bankave të kredive

254
Sigal

Institucionet financiare jo bankare zhvasin qytetarët, të cilët bien pre e skemave mashtruese me kredi për 7 minuata. Duke shfrytëzuar nevojën e tyre i zhysin në borxhe, derisa i marrin dhe shtëpitë. Ja rreziku që i kanoset shqiptarëve dhe kompanitë që duhen shmangur për të mos përfunduar dyerve të drejtësisë. Pse hesht shteti dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë për licensimin e tyre? A do nis SPAK hetimin? Ja denoncimet e ardhura në “Telegraf”

Ja rreziku që i kanoset  shqiptarëve nga ‘çeta e grabitësve’ që janë licencuar nga Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Genti Sejko, SPAK duhet të nisë hetimet

 Shumë njerëz, për nevoja të ngutshme financiare, u drejtohen shoqatave të mikrokredive. Ato nuk kërkojnë asnjë lloj garancie, as kolateral, nuk kanë burokraci, ta japin kredinë vetëm me një ID, madje edhe përmes telefonit, pa qenë fare prezent….Por kjo nuk është parajsa. Pikërisht këtu fillon mashtrimi. Të joshur nga këto procedura të shpejta, njerëzit vrapojnë të mbarojnë punë, pa e ditur se kanë hapur telashe. Pyetja që shtrohet është: -Përse hesht qeveria jonë, përse hesht Banka jonë Qendrore ndaj këtyre abuzimeve skandaloze me qytetarët? Gazeta “ Telegraf” po iu paraqet ekskluzivisht dy nga denoncimet e ardhura në redaksi.

 

  • Qytetari: Janë hajdutë me suport nga shteti, na kanë zhytur në borxhe

Shefik Zeqiri punonjës në zjarrëfiksen e portit detar në Durrës shprehet se: “Kam 15 vjet që po vuaj si krimbi në gurë. S’kam parë një ditë të bardhë. Kisha një kredi 5 milion! E pagova 3.7 milionë, por më kërkojnë 12 milionë! Më mbanin rrogën, më morën pronat dhe shtëpinë, nga halli mora tjetër kredi 50 milion më morën pronën që e kishte vlerësuar eksperti i bankës 100 milion dhe ma shitën 30 milion e më kërkojnë dhe 57 të tjera. Më kanë nxirë jetën, po vdes nga veremi. Bankë pas banke më kanë detyruar me u zhytur keq e me keq, ku nuk jam ankuar në Ministrinë e Drejtësisë, në Bankën e Shqipërisë, por kurrë nuk kam gjetur drejtësi. Vetëm gjyqe pa fund të gjitha i fitojnë ata. Janë hajdutë pa kufi ose kanë suport përfaqësues të shtetit ose nuk di t’i japë shpjegim. Kam patur një ortak në biznes nga 87 mori 30 milion dhe na u prish biznesi, se shteti ndërtoi rrugë në Kavajë, i morën pronën 60 milion i kanë nxjerr pronë tjetër, që kishte më të atin i kërkojnë dhe 78 milion të tjera, nuk kanë as bukë  në shtëpi. Kështu janë më mijëra që i njoh unë. O Zot a kanë kufi këto hajdutë, a kanë kontrolle këta të poshtër të pangopur se na e morën jetën, nuk dimë ku të mbytemi, na kanë pirë gjakun”, përfundon denoncimi pasi zotëria në fjalë tregon se ka dhe prova të pakundërshtueshme, të cilat “Telegraf” do i publikojnë në numrat e ardhshëm.

2-Kalvari i sorollatjeve nga abuzimi me mikrokreditë nga NOA

Qytetari Pal Trashaj në denoncimin e tij thekson se: Pasi ra heshtja nja 2- 3 vjet filluan përsëri. Unë çoj fëmijët në shkollë me kredi, dhe në fund mirë që mora kredi, por i paguaj dhe aty ku janë paguar nga banka janë pushuar nga puna të gjithë punonjësit e NOA-s për vjedhje dhe kanë ardhur të rinj të na nxjerrin neve debitorë. Këta ia kanë shitur borxhin ALCA-së: në një kohë që borxhin unë ja kam te NOA. Këto marrin në telefon gjyshin nënën, babën, vllain, se ku i gjejnë dhe thonë: i thuaj filanit të paguajë lekët , imagjinoni dot marrin dhe komshiun në telefon,… thuaj Palit të paguajë lekët! Në një kohë që unë shkoj me u sqarue të thonë prit- dhe dërgojnë civila të rrahin, dhe nuk të japin llogari- vetëm duan lekët. Shkova në Drejtorinë e Përgjithshme, e cila më dërgoi në komisariatin nr 3, nga aty më dërguan te drejtoria e Tiranës, e cila prapë më thanë- ik te komisariati 3, aty me thanë prit . Shkova te prokurori, i cili kur e dëgjoi që i thashë denoncoj forcërisht kompanine ALCA, më drejtoi te policia. Edhe Ministria e Drejtësisë i ka denoncuar për abuzim me shuma të mëdha Unë mendova se po marr kredi te NOA, kam marrë 5 milionë lekë të vjetra 2008-2013 dhe e likujdova. NOA nuk është bankë është fondacion dhe si rregull kontratën e paguan te Raifaisen. Te NOA kam likujduar 5 këste. Pra kam likujduar shumë pak gati 700 mijë lekë të vjetëra, por paratë që likujdoja te NOA vidheshin. Për likujdimet duhet të ketë një rend se nuk mund të pranojnë shkurtin nëse unë nuk kam likujduar janarin. Kjo kompani është e fshehur,, është defacto në një vend e dejuro në një vend tjetër. Kam dokumente që kësaj kompanie i është hequr licenca pasi është denoncuar për mashtrime me shuma të mëdha. Në rregull se unë kam para borxh, por nuk ka lidhje që të bllokojnë pasuritë e dorëzanësit, sepse unë kam pasuri që mund të më marrin në rast se nuk e kam paguar kredinë që kam marrë. Unë denoncoj në polici dhe policia bën sikur nuk i merr fare denoncimet e mia. Pjesa që kam likujduar te Raifasien është në rregull, pjesa që kam likujduar te NOA nuk ekziston pra sipas tyre mua më kanë humbur 4 milionë e 3 qind mijë lekë, ekzaktësisht shuma që unë kam likujduar te NOA.Në 5 vjet më kanë llogaritur vetëm 5 këste.

 

Banka e Shqipërisë bashkëautore në zhvatjen e qytetarëve

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë licencoi pa asnjë kriter ligjor disa institucioneve financiare jobanka dhe mikrokreditit në vend dhe, mosmbikëqyrjen totale të aktivitetit të tyre, në veçanti të micro credit albania, NOA, Iute Credit etj, që kanë shkaktuar për disa vite rresht, pasoja të rënda në jetën e mijëra familjeve shqiptare, qeveria nuk vepron, prokuroria ka dy vite që heton, por nuk arrin të gjejë asnjë fajtor. Dhoma Kombëtare e Përmbaruesve Gjyqësore Privatë ka denoncuar publikisht mashtrimin dhe shantazhin që po u bëhet qytetarëve nga “Micro Credit Albania” dhe “Albanian Debt Consulting Agency”, të cilat detyrojnë shqiptarët të marrin borxhe për të shlyer borxhet e vjetra.