Ulje temperaturash, ere e fortë dhe borë e dobët e izoluar në zonat e thella malore.
Kështu pritet të jetë moti këtë të enjte. Sipas Shërbimit Meteorologjik, sot parashikohet me mot të kthjellët dhe vranësira të përqendruara kryesisht përgjatë maleve.
Në zona të thella malore, borë e dobët e izoluar. Era, do të fryjë nga kuadrati i veriut e në orët e pasdites e vrullshme, kryesisht në brigjet detare. Valëzimi në bregdet, i forcës 3 deri 4.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore -1ºC deri në 7ºC
zonat e ulëta 2ºC deri në 15ºC
zonat bregdetare 4ºC deri në 16ºC.