Një person është ekzekutuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si “Komuna e Parisit”, pranë Qendrës Kristal.
Zona është rrethuar nga forca të shumta policie, ndërsa burimet paraprake nga policia flasin për një ekzekutim me silenciator.
Burime kanë njoftuar se është ekzekutuar H. Billa.





















