Media britanike publikon pamjet, ja si hyjnë shqiptarët në Britani

301
Sigal

Një trafikant rumun, i cili u përpoq të kontrabandonte dy shqiptarë në Mbretërinë e Bashkuar, të fshehur në një minibus të adaptuar posaçërisht për këtë qëllim, është dënuar me dy vite burg.

Ai u zbulua nga autoritetet e kufirit në portin e Doverit, të cilat kontrolluan një minibus me targa rumune, i cili kishte mbërritur me një traget mbrëmjen e 5 majit.

Siç shihet edhe nga fotot e publikuara nga Daily Mail ,ai kishte krijuar një vend të posaçëm në pjesën e pasme të ngarkuar me goma. Klandestinët u zbuluan nga skanimi me rreze x. Hapësira ishte vetëm 25 cm e gjerë.

Rumuni u arrestua me akuzën e emigracionit të paligjshëm edhe pse ai nuk e ka pranuar atë para gjykatës, e cila e dënoi me 27 muaj burg. Dy shqiptarët e gjetur në minibus po trajtohen nga autoritetet.

Rumuni i arrestuar