Automjeti del nga rruga dhe bie në kanalin me ujë, vdes shoferja 32-vjeçare

16
Sigal

Një aksident u regjistrua në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, ku për pasojë humbi jetën një 32-vjeçare. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se viktimë mbeti drejtuesja e mjetit, 32-vjeçarja me inicialet M.M.

NJOFTIMI I POLICISE

Rreth orës 07:35, në aksin rrugor Mbikalimi i Patokut-Laç, shtetasja M. M. 32 vjeçe, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga duke rënë në kanalin anësor të rrugës i cili ishte i mbushur me ujë.

  • foto galeri