Iu gjet kanabis gjatë kontrollit fizik, e pëson 20-vjeçari

76
Sigal

Një 20-vjeçar është proceduar në gjendje të lirë.

Sipas informacioneve nga Policia P.Dh., 20-vjeç rezulton  banues në Gjirokastër.

Policia thotë se pas një kontrolli fizik i është gjetur një sasi e vogël kanabisi.

Njoftimi i policisë:

-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin P. Dh., 20 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.