FOTO LAJM/ Me duar në xhepa, polici që vrau Klodianin njihet me masën e sigurisë

115
Sigal

Me duar në xhepa, ky është momenti kur efektivi i “Shqiponjave” që vrau Klodian Rashën njihet me masën e sigurisë.

Gjykata vendosi arrest me burg për 32-vjeçarin Nevaldo Hajdëraj.

Raportohet se Hajdëraj ka deklaruar në seancë se ka njoftuar sallën operative për një njeri të dyshimtë në zonën e Laprakës, dhe se gjithçka ka ndodhur për 4-5 minuta.

“Merrni çfarë mase të doni, unë kam vrarë një njeri. Gjithçka ka ndodhur për 4 ose 5 minuta. E tillë ka qenë situata. Kam njoftuar sallën operative dhe kemi kërkuar përforcime për një njeri të dyshimtë. Kjo që ka ndodhur me mua…S’do ia uroja askujt në jetë”, – mësohet të ketë thënë Nevaldo Hajdëraj.

Polici ka bërë një ndjesë publike në seancë për familjen e Klodian Rashës teksa u shpreh se nuk kishte qëllim ta vriste, por vetëm mendoi se jeta e tij ishte në rrezik.