Italia hap dyert për punësimin e 63 mijë infermierëve

643
Sigal

Në Shqipëri përmes marrëveshjeve universitare dypalëshe infermierë të sapo diplomuar shqiptare priten të jenë të shumtë në rrugëtimin e tyre profesional në Itali.

Infermierë shqiptarë të diplomuar në shkollat e universitetet shqiptare mund të punojnë në Itali. Italia ka nevojë për infermierë e i ka hapur dyert profesionistëve nga vendet ekstrakomunitare. Kontigjenti i parë i infermierëve shqiptarë ka mbërritur në Trentino Alto Adigje e të tjerë priten të vijnë në rajone të tjera italiane. Por ç’ka po ndodh ka shkaktuar reagimin e shoqatës së infermierëve italianë Nusing Up që për gazetaren e RTV, informojnë se nuk kanë asgjë kundër infermierëve shqiptarë o ekstrakomunitarë, por janë mjaft kritikë për përgatitjen e tyre me një kurs të thjeshtë online për t’u qasur në sistemin shëndetësor italian qoftë publik e privat.

Fushata e punësimit

Prej disa javësh në Itali ka nisur një fushatë punësimi për infermierë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian, me kërkesë të strukturave shëndetësore private e publike e koordinuar nga autoritete lokale e kooperativa sociale, që operojnë në këtë sektor.

Shtatë infermierë shqiptarë të sapo diplomuar në Universiten Zoja e Këshillit të Mirë në Shqipëri, sapo janë punësuar në rajonin e Trentino Alto Adige, 36 infermierë të tjerë shqiptarë e tunizianë do të punësohen në Ravenna e të tjerë priten të vijnë gjatë javëve të ardhshme.

Qëndra të asistencës mjekësore në Itali që mikpresin me mijëra të moshuar e të sëmurë që kanë nevojë të përhershme 24 orëshe për kura e terapi, vuajnë nga nungesa e personelit të specializuar infermieristikë e po ashtu emergjenca pandemike ka theksuar këtë nevojë në sistemin shëndetësor, në të gjithë territorin kombëtar.

Duhen 63 mijë infermierë

Në Itali mungojnë rreth 63 mijë infermierë e gjatë dy viteve të ardhshme është stimuar se janë rreth 30 mijë infermierë që do të shkojnë në pension.

Kjo mangësi kushtëzon shërbimin e sigurinë e shëndetit publik e mjaft rajone italiane po organizohen të plotësojnë këto kërkesa duke punësuar infermierë nga vendet e treta si Shqipëria.

Rajoni i Lombardisë ndër më i prekuar nga pandemia globale informon se ka një mungesë prej 9500 infermierë gjë që ka vënë në krizë sistemin shëndetësor publik e privat. Shoqata e spitaleve private të këtij rajoni, e cila përfaqëson rreth 520 struktura shëndetësore përmes Presidentit të saj Dario Berretta informon se propozimi i tyre për të përballuar këtë emergjencë personeli “është futja në sistemin publik e privat të infermierëve profesionistë nga vendet ekstrakomunitare me mundësinë e ushtrimit të profesionit dhe pse nuk janë diplomuar në Itali. përmes një shtojce ligjore deri më 31 dhjetor 2024.

Ndaj punësimit të infermierëve ekstrakomunitarë mes të cilëve dhe profesionistë nga Shqipëria, ka reaguar Shoqata e Inferimierëve profesionistë italianë Nursing Up.

Kryetari i saj Antonio De Palma me një notë zyrtare reagon e shprehet se “nuk mjafton një kurs online për të futur një inferimer të huaj në sistemin kaq kompleks shëndetësor italian, i cili ka nevojë si buka për figura profesioniste gjithnjë e më të specializuara e përballë një popullsie e destinuar në mënyrë të pashtershme drejt plakjes. Në këtë sistem profesionistë nga vende jo anëtare të Bashkimit Europian, e me një diplomë të marrë në vendin e tyre të origjinës, duhet të trajnohen e të verifikohen në nivele të larta e jo vetëm në atë të gjuhës, pra atë komunikues duke marrë parasysh punën delikate që i pret me personat e moshuar e të brishtë.”

Skenari

Kryetari i shoqatës së infermierëve profesionistë italianë zbardh dhe një tjetër skenar mjaft të ngjashëm me Shqipërinë, ku mjaft infemierë e doktorë largohen nga vendi duke emigruar në vende të tjera e krijuar një mungesë figurash të kualifikuara, që vë në vështirësi sistemin shëndetësorë publik e privat.

“Figurat më të mira profesioniste i kemi në territorin tonë e vende si Hollanda e të tjera europiane po “peshkojnë” ccdo ditë infermierët tanë duke i punësuar e ofruar jo vetëm pagën e mire, por dhe një formim gjuhësorë në prani, por dhe një rrugë integrimi social-kulturor, pasi komunikimi është aspekti kyç i figurës së një operatori shëndetësor bashkëkohor thuhet në këtë notë zyrtare.

Shoqata e infermierëve profesionistë italianw shprehet e çuditur me atë çka po ndodh e se si “Ministria Italiane e Shëndetësisë nuk kërkon sipas ligjit një integrim studimor të këtyre kolegëve, që vijnë nga vendet ekstrakomunitare. Edhe pse të diplomuar në vendet e tyre të origjinës, duhet të kryejnë provimet integruese universitare në Itali e më pas sigurisht është thelbësore të regjistrohen në urdhërin e infermierëve italianë.”

Infemierët italianë apelojnë publikisht se si “Italia lejon që profesionistët më të mirë të emigrojnë e punëson kolegë të huaj!”

Ndërkohë në Shqipëri përmes marrëveshjeve universitare dypalëshe infermierë të sapo diplomuar shqiptarw priten të jenë të shumtë në rrugëtimin e tyre profesional në Itali.