Denoncim elektoral, Bardhi: “Tan Lepri” blen vota me bekimin e policisë

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Fierit, Gazment Bardhi, ka ngritur akuza të forta për situatën zgjedhore në këtë qark, vetëm pak ditë para mbajtjes së votimeve.

Bardhi ka denoncuar ekzistencën e një personazhi të quajtur ‘Tan Lepri’, të cilin e cilëson si terrorist elektoral që lëviz i lirë në Lushnje, Divjakë dhe Fier, me mbështetjen e ministres Belinda Balluku dhe mbrojtjen e Policisë së Shtetit. Sipas Bardhit, ky individ është i përfshirë në aktivitete të paligjshme dhe përpiqet të blejë vota me paratë e pista të përfituara në shkelje të ligjit nga Belinda Balluku.

NOA

Duke kritikuar pasivitetin e institucioneve ligjzbatuese, Bardhi shpreh keqardhjen që edhe pse kanë mbetur vetëm tre ditë nga zgjedhjet, Prokuroria e Posaçme ende nuk ka ndërmarrë veprime për hetimin e krimeve zgjedhore në Fier.

Ai kërkon ndërhyrje urgjente dhe ndëshkim në kohë për të gjithë personat e përfshirë në manipulime zgjedhore, duke e konsideruar këtë një domosdoshmëri për mbrojtjen e demokracisë dhe shtetit ligjor.